Manifesta 14 njofton se Elona Beqiraj është poete e cila jeton dhe punon në Berlin. Poezia është gjuha që ajo përdor për të shkruar për atë që nuk mund t’i përgjigjemi lehtësisht.
Pyetjet rreth mallit dhe përkatësisë lindin në vargjet e saj ndërsa ajo përpiqet të balancojë mes jetës në “këtu” dhe kujtimeve të “atje” – Kosova, shteti i prindërve të saj të cilin ajo e njeh prej historive dhe prej ditëve të pushimit të verës.
Poezitë e saj paraqiten në katin e katërt të Grand Hotel të titulluar – mbi migrimin – si pjesë e Grand Scheme of Things, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Photos Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla