Ministria e Kulturës njofton se në 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit Muharrem Qena, në Qendrën e Kulturës Alternative Defy Them u mblodhën familjarë, adhurues të muzikës së tij, pjesëmarrës të komunitetit artistik dhe shumë artdashës. Fjalën e morën Liburn Jupolli, këshilltar i ministrit Çeku dhe Rebeka Qena vajza e artistit.
Në këtë ngjarje të pranishmit shijuan perfomancat e muzikën që ai la pas, ndërsa u vlerësua lartë krijimtaria e tij artistike dhe kontributi që ka dhënë në fushën e kulturës.
Me këngët e tij por të performuara nga muzikantë të skenës alternative kujtuam njërin nga artistët më të mëdhenj të kulturës në Kosovë, Muharrem Qenën.
Muharrem Qena gjithë jetën ja kushtoi artit. Krijimtaria e tij vazhdon të inspirojë gjeneratë pas gjenerate, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.