Ministri i Mbrojtjes ka bërë të ditur se krahas blerjes së pajisjeve ushtarake po vazhdojnë punimet intensive për rregullimin e infrastrukturës së nevojshme brenda kazermave të FSK-së.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në kuadër të kësaj në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, po vazhdojnë punimet për ndërtimin e depos së logjistikës, që do përmbushë nevojat e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për sistemimin e pajisjeve.
Ky projekt që është dyvjeçar pritet të përfundojë brenda pak muajsh.