Build Skills with our trainings

Sign up now!

UNDP lanson Programin BOOST x Kosova për një sektor privat të qëndrueshëm në Kosovë

Sht 27, 2022

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Ambasadën e Japonisë në Kosovë, lansoi sot BOOST x Kosova, një program akselerator, që do t’iu ndihmojë bizneseve t’i tejkalojnë sfidat dhe të arrijnë qëndrueshmëri përmes integrimit të praktikave të gjelbra dhe të qëndrueshme.

Në ngjarjen lansuese, ku të pranishëm ishin: Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, SH.T. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë ad interim i Japonisë në Kosovë, Uranik Begu, drejtor ekzekutiv i ICK-së, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, komunave të Kamenicës dhe Prishtinës, BERZH-it dhe Odave Ekonomike ndër të tjerë, u shpalos programi në tërësi, së bashku me aktivitetet dhe modulet që ky program përmbanë.   

Duke folur për rëndësinë e platformës, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së theksoi: “Kosova po kalon një periudhë të vështirë, prekur nga kriza socio-ekonomike – e cila pa iu dhënë shansi të rimëkëmbet plotësisht nga pandemia, u përkeqësua edhe më tej nga trazirat aktuale globale. BOOST x Kosova do të ofrojë një zgjidhje të shpejtë dhe gjithëpërfshirëse për bizneset e vogla dhe të mesme, duke i ndihmuar ato të rimëkëmben nga Covid-19 përmes tranzicionit të gjelbër”.

“Me fokus në modelet e qëndrueshme të biznesit, menaxhimin e riskut dhe qëndrueshmërinë ndaj fatkeqësive, BOOST synon të zhvillojë kapacitetet e rreth 50 kompanive private, me potencial për të krijuar qëndrueshmëri mjedisore dhe rimëkëmbur nga pandemia përmes praktikave të gjelbëra”, tha me këtë rast SH.T. Keisuke Yamanaka, i Ngarkuari me Punë ad interim i Japonisë në Kosovë. 

Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i ICK- së theksoi se ”Programi BOOST x Kosova jo vetëm që do të ndihmojë bizneset nga perspektiva e të bërit biznes, mirëpo, do të punojë ngushtë me to për të përshpejtuar qëllimet e tyre drejtë një të ardhme të qëndrueshme, duke i bërë bizneset pjesëmarrëse lidere në promovimin e praktikave të gjelbëra dhe të qëndrueshme të të bërit biznes. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për rritjen e tyre, por edhe për komunitetet në të cilat ato veprojnë”.

BOOST x Kosova u mundësua përmes nismës së UNDP-së “Premtimi Klimatik”: Projekti për Rritje përmes Rimëkëmbjes së Gjelbër dhe të Drejtë nga COVID-19, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Japonisë. Ky projekt synon të adresojë sfidat e sektorit privat në Kosovë dhe mundësitë e rritjes përmes praktikave të gjelbëra. Thirrja është e hapur për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me zgjidhje inovative që promovojnë praktika të qëndrueshme, efiçiente dhe ekologjike. Gratë ndërmarrëse inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe të integrojnë inovacionin dhe teknologjinë në bizneset e tyre, kështu duke krijuar vende të reja pune dhe të rimëkëmbur ekonominë e Kosovës nga pasojat e pandemisë. Ekipet fituese do të marrin pjesë në një program akselerimi 3-mujor, punëtori dhe sesione individuale mentorimi për lidershipin, biznesin dhe transformimin e gjelbër, të dizajnuara për të siguruar mbarëvajtjen e aplikimit të zgjidhjeve që ata kanë zhvilluar, thuhet në komunikatën për media e UNDP-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM