Policia e Kosovës, njësia policore Task-Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, ka identifikuar dhe parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.
Nga fshati Tanushë ishte një automjet që lëvizte në drejtim të Vitisë dhe dyshohej se transportonte mallra të kontrabanduara.
Njësitet policore kanë arritur të ndalojnë automjetin të cilin e drejtonte Sh.M, 42 vjeçar, mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në automjet hanë hasur 1800 litra vaj motorik i cili dyshohet se është kontrabanduar nga Maqedonia. Me rastin janë marrë njësitet përkatëse policore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.