Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se në seancën e Kuvendit të Kosovës u miratua në parim projektligji për anti-dopingun, i cili u votua nga të gjitha grupet parlamentare.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky projektligj parasheh themelimin e Agjencisë Shtetërore Anti-Doping, entitet i ri që do të ketë statusin e agjencisë ekzekutive dhe do të jetë administrues i domenit anti-doping në sport.
Objektivat kryesore të projektligjit janë: fuqizimi i integrtetit të sistemit sportiv, kujdesi ndaj shëndetit të sportistëve dhe sportisteve dhe sigurimi i drejtësisë dhe mundësive të barabarta në gara sportive.
Me miratimin e tij po përmbushim edhe një standard të rëndësishëm ndërkombëtar në sport.