Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti bisedon me përfaqësuesit e komunitetin boshnjak, të promovohet qasja shumëgjuhëshe në Kosovë

Sht 30, 2022

Qeveria jonë ka dëshmuar gjatë vitit të kaluar që ne kemi vlerësim e respekt të lartë për komunitetin boshnjak. Kjo tregohet me kujdesin që tekstet mësimore janë botuar dhe paguar nga Qeveria për mësim për shkollat në gjuhën boshnjake, ka theksuar kryeministri Albin Kurti, në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, të organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti theksoi edhe rekomandimet e Komisionerit për Gjuhë për implementimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe në veçanti për krijimin e Njësisë për Përkthim dhe Harmonizim brenda Zyrës së Kryeministrit, për të cilën tha se sigurohet që ligjet dhe aktet nën-ligjore të kenë përkthim adekuat, e lehtëson qasjen në drejtësi dhe e siguron sundimin e ligjit jo vetëm për qytetarët të cilët flasin gjuhën shqipe.

“Dëshirojmë ta promovojmë këtë qasje shumëgjuhëshe në Kosovë, dhe një pjesë e përkrahjes sonë ka qenë sivjet përmes ndihmës për Programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës. Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit ka ndarë 5 bursa për studentë prej komuniteteve për të studiuar gjuhët e Ballkanit si dhe linguistikë, antropologji e lëndë të tjera të ngjajshme. Gëzohem që nga ata që po studiojnë ka student prej komunitetit shqiptar, serb, por edhe nga ai boshnjak”, tha ai.

Në këtë tryezë, ku e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, kryeministri Kurti tha se gjatë verës ka takuar të rinj boshnjak, praktikantë të angazhuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Nga 100 të rinj të pranuar në programin e Qeverisë për punë praktike në institucione, 32 kanë qenë të komunitetit boshnjak.

Një mundësi tjetër për të kuptuar nga afër kontributin e boshnjakëve në institucionet tona ka qenë edhe takimet me Zyrtarët Komunal për Komunitete dhe Kthim, tha kryeministri. Ai shtoi se këta zyrtarë janë hallkë e rëndësishme në zinxhirin e shërbimeve për qytetarët prej komuniteteve joshumicë. Ai veçoi takimin e mbajtur në mars ku kishte pasur mundësi të dëgjoj për kërkesat kryesore, dhe pasi që njëra prej kërkesave ka qenë për trajnim dhe rrjetëzim të shtuar, Zyra për Çështje të Komuniteteve ka organizuar një konferencë shumë të suksesshme gjatë verës për këta zyrtarë.

Kryeministri bëri të ditur se do të mbahet edhe një konferencë nga Zyra e Kryeministrit për këta Zyrtarë javën e ardhshme, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

Të shtunën isha në Prizren, bashkë me Zëvendëskryeministren, për hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake. Ishte një fillim i mbarë i javës kur shënohet Dita e Boshnjakëve, dhe më vjen mirë që në përmbyllje të kësaj jave kam mundësi të ulem bashkë me ju për të biseduar rreth prioriteteve dhe mundësive kryesore që ju shihni për komunitetin e respektuar boshnjak.

Qeveria jonë ka dëshmuar gjatë vitit të kaluar që ne kemi vlerësim e respekt të lartë për komunitetin boshnjak. Kjo tregohet me kujdesin që tekstet mësimore janë botuar dhe paguar nga Qeveria për mësim për shkollat në gjuhën boshnjake. Gjithashtu prej rekomandimeve të Komisionerit për Gjuhë për implementimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, dhe në veçanti për krijimin e Njësisë për Përkthim dhe Harmonizim brenda Zyrës së Kryeministrit ku do të sigurohet që ligjet dhe aktet nën-ligjore të kenë përkthim adekuat dhe që e lehtëson qasjen në drejtësi dhe e siguron sundimin e ligjit jo vetëm për qytetarët të cilët flasin gjuhën shqipe.  

Ju që e dini më shumë se një prej gjuhëve zyrtare keni një përparësi të madhe në krahasim me shumicën e brezit të ri në Kosovë. Është një përparësi për lidhje tregtare dhe kulturore brenda Kosovës, por edhe me fqinjët tanë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Dëshirojmë ta promovojmë këtë qasje shumëgjuhëshe në Kosovë, dhe një pjesë e përkrahjes sonë ka qenë sivjet përmes ndihmës për Programin e Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës. Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit ka ndarë 5 bursa për studentë prej komuniteteve për të studiuar gjuhët e Ballkanit si dhe linguistikë, antropologji e lëndë të tjera të ngjajshme. Gëzohem që nga ata që po studiojnë ka student prej komunitetit shqiptar, serb, por edhe nga ai boshnjak.

Respekti jonë për komunitetin boshnjak reflektohet gjithashtu në takimet që kam zhvilluar gjatë vitit. Javën e kaluar isha në një ngjarje me Policinë e Kosovës dhe ishte kënaqësi të flas me oficerë boshnjak për kontributin e tyre për sigurinë në Kosovë. Gjatë verës pata mundësi të takohem me të rinj boshnjak mes numrit të praktikantëve të angazhuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve që janë angazhuar prej saj dhe që këtë e ka organizuar për 6 muaj. Nga 100 të rinj të pranuar në programin e Qeverisë për punë praktike në institucione, 32 kanë qenë të komunitetit boshnjak. Një mundësi tjetër për të kuptuar nga afër kontributin e boshnjakëve në institucionet tona ka qenë edhe takimet me Zyrtarët Komunal për Komunitete dhe Kthim. Siç e dini në secilën komunë ekziston zyrtari i tillë. Këta zyrtarë janë hallkë e rëndësishme në zinxhirin e shërbimeve për qytetarët prej komuniteteve joshumicë, dhe jam Kryeministri i parë që ka ftuar të gjithë zyrtarët komunal për Komunitete dhe Kthim për një takim. Së pari jemi takuar në mars ku kam pasur mundësi të dëgjoj për kërkesat kryesore, dhe pasi që njëra prej kërkesave ka qenë për trajnim dhe rrjetëzim të shtuar, Zyra për Çështje të Komuniteteve ka organizuar një konferencë shumë të suksesshme gjatë verës për këta zyrtarë. Do të mbahet edhe një konferencë nga Zyra e Kryeministrit për këta Zyrtarë javën e ardhshme.

Përmes Zyrës për Çështje të Komuniteteve gjithashtu kemi pasur mundësi të ndihmojmë iniciativa të tjera specifikisht për komunitetin boshnjak – janë ndarë grante në mbështetje të projekteve për vendimmarrje për rini, aktivitete kulturore, promovim të trashëgimisë së artizanateve për gratë boshnjake, gazetarinë për komunitetin, emisione në radio dhe televizion për komunitetin si dhe Kongresin e intelektualëve boshnjakë të Kosovës. Gëzohem për larmishmërinë e iniciativave të komunitetit dhe për kontributin e gjerë që ju po bëni për shoqërinë civile, për bizneset dhe për politikën në Kosovë.

Sot ju kam ftuar sepse kam dashur të dëgjoj nga ju se çfarë ju e cilësoni si prioritete dhe mundësi për bashkëpunim dhe për përkrahje të shtuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pra tash do të lë hapësirë që të tjerët të flasin, me shpresë që ky takim bëhet pikënisje për edhe më shumë arritje të përbashkëta.

Urime edhe njëherë Ditën e Boshnjakëve, të cilën e shënuat tash së fundmi dhe shpresoj që bashkërisht do të na prijë e mbara sepse do të bëjmë shumë punë të mira.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM