Manifesta 14 njofton se me 25 hapësira në të gjithë qytetin dhe vetëm 25 ditë deri në mbylljen e Manifesta 14, tani është koha për të eksploruar ndërhyrjet, për të parë hapësirat tona dhe për t’u bashkuar në ngjarjet që ndodhin në të gjithë Prishtinën!
Është mundësia juaj e fundit për të parë gjithçka që ofron programi ynë përpara se të mbyllim dyert më 30 tetor, ndaj mos e humbisni!
Programi ynë është i hapur nga e marta në të diel nga ora 10.00 deri në orën 20.00, dhe është falas dhe i hapur për të gjithë, thuhet në postimin e Manifesta 14 Prishtina.
Video © Manifesta 14 Prishtina / Leart Rama






