Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet takimi i parë i Komisionit ministror për Memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999

Tet 13, 2022

Komisioni Ministror për hartimin, përgatitjen dhe zbatimin e projektit “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”, mbajti mbledhjen e parë.

Jemi mbledhur për të çuar përpara një vendim të rëndësisë së veçantë, për një çështje shumë të dhimbshme e tejet të ndjeshme për të gjithë ne, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit.

Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri, e mënyra se si ne i kujtojmë ata tregon për të ardhmen që do të ndërtojmë. Andaj është detyrë e secilit prej nesh, për lirinë e paqen që e gëzojmë, që gjithmonë të kujtojmë sakrificën e popullit tonë, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara. Vrasjet fëmijëve gjatë luftës janë krimet më të tmerrshme të Serbisë, tha ai.

“Jemi thellësisht të nderuar që Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Saranda Bogujevci ka pranuar ta kryesojë këtë Grup Punues. Ajo është në Strasburg, ku të martën, më 11 tetor 2022, na bëri pafundësisht krenar. Nëpërmjet saj, për herë të parë u dëgjua zëri i Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha kryeministri Kurti.

E mbijetuar e masakrës së 28 marsit 1999, kur 7 fëmijë nga mosha 2 deri në 15 vjeç të familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, u pushkatuan në Podujevë nga njësiti rezervë policor serb “Shkorpionët”. Në këtë masakër Saranda humbi 16 anëtarë të familjes, e u mbijetoi 16 plumbave. Ajo do të kryesojë grupin punues që do të jetësoj projektin e Memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Grupit Punues, i mandatuar me hartimin e Planit të Veprimit për ndërtimin e Memorialit për Fëmijët e Vrarë Gjatë Luftës në Kosovë, me përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të zgjerohet me përfaqësues të familjeve të fëmijëve të vrarë gjatë luftës, ekspertë, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Ju dëshiroj mirëseardhje në mbledhjen e parë të Komisionit Ministror për hartimin, përgatitjen dhe zbatimin e projektit  “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”. Sot jemi mbledhur për të çuar përpara një vendim të rëndësisë së veçantë, për një çështje shumë të dhimbshme e tejet të ndjeshme për të gjithë ne.

 

Në mbledhjen e 81-të të Qeverisë, të mbajtur në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në përkujtim të fëmijëve të vrarë, themeluam Komisionin Ministror për Memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

 

Sot po themelojmë Grupin Punues me përfaqësues nga institucionet, e që pastaj do të zgjerohet me përfaqësues të familjeve të fëmijëve të vrarë gjatë luftës, ekspertë,  përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare, me kërkesë të Kryesueses.

 

Jemi thellësisht të nderuar që Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Saranda Bogujevci ka pranuar ta kryesojë këtë Grup Punues. Ajo është në Strasburg, ku të martën, më 11 tetor 2022, na bëri pafundësisht krenar. Nëpërmjet saj, për herë të parë u dëgjua zëri i Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

 

E mbijetuar e masakrës së 28 marsit 1999, kur 7 fëmijë nga mosha 2 deri në 15 vjeç të familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, u pushkatuan në Podujevë nga njësiti rezervë policor serb “Shkorpionët”. Në këtë masakër Saranda humbi 16 anëtarë të familjes, e u mbijetoi 16 plumbave. Ajo sot po propozohet për të kryesuar grupin punues që do të jetësoj projektin e Memorialit për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

 

Të nderuar anëtarë të Komisionit Ministror,

 

Liria jonë i ka rrënjët te të rënët për liri, e mënyra se si ne i kujtojmë ata tregon për të ardhmen që do të ndërtojmë. Andaj është detyrë e secilit prej nesh, për lirinë e paqen që e gëzojmë, që gjithmonë të kujtojmë sakrificën e popullit tonë.

 

Krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara. Vrasjet fëmijëve gjatë luftës janë krimet më të tmerrshme të Serbisë.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM