Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar vizionin e tij për transformimin e Prishtinës.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se Prishtinën do ta kthen në një qytet të sigurt dhe praktik, në mënyrë që të gjithë qytetarët të ndihen të sigurt dhe të kenë mundësi ta përjetojnë cdo cep të saj.
Gjithmonë kënaqësi të prezantoj vizionin tim për transformimin e Prishtinës. Veçanërisht përkrah mikut tim të mirë, Erion Veliaj, me të cilin ndajmë të njëjtin pasion dhe përkushtim për zhvillimin e dy Kryeqyteteve tona në metropole të mirëfillta.
Prishtinën do ta kthejmë në një qytet të sigurt dhe praktik, në mënyrë që të gjithë qytetarët të ndihen të sigurt dhe të kenë mundësi ta përjetojnë cdo cep të saj!