Manifesta 14 njofton se Driton Hajredini është një artist kosovar i cili punon përmes pikturës, videove artistike, instalacioneve, fotografisë dhe filmit.
Duke u mbështetur në këtë sistem të lashtë besimi, Driton Hajredini, vetë mysliman, hyri në rrëfyestore katolike më 2004 me pyetjen e flaktë në mendje: çfarë “mëkati” do të kenë bërë shqiptarët e Kosovës që të “dënohen” kështu vazhdimisht? A thua me lindë në Kosovë mund të jetë mëkat i mjaftueshëm për ta merituar përjashtimin nga Bashkimi Evropian dhe kufizimin e lëvizjes?
Ndërhyrja e tij artistike gjendet në katin e katërt të Grand Hotel Prishtina, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
SIN / SIN 2 – Dialogue in the Dark, 2004, © Driton Hajredini. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha