Policia e Kosovës ka raportuar për një rast kanosje në nënstacionin policor të Janjevës.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin; Q.G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar më tej nën dyshimet për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar një armë zjarri: – Revole, si dhe – dyzet e tetë (48) copë fishekë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






