Në shënimin e ‘Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë’, në kuadër të ofrimit të qasjes komunale për personat me aftësi të kufizuar, është bërë inaugurimi i pllakave taktile për personat e verbër në dy objektet e Komunës së Prishtinës.
Gjatë këtij inaugurimi, u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit mes Kryeqytetit dhe Humanity First Kosova për mbështetjen në projektin e ofrimit të qasjes komunale për personat me aftësi të kufizuar.
Veç kësaj, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me drejtoreshënn e Mirëqenies Sociale, Adelinë Sahiti, shoqëruan komunitetin e personave të verbër në një marsh simbolik përgjatë rrugëve të Kryeqytetit.
Bashkë jemi të dedikuar në përmirësimin e kushteve për personat me aftësi të kufizuar, jo vetëm nëpër institucione por anë e mbanë Prishtinës!
Ky projekt u realizua nga bashkëpunimi i Drejtorisë së Administratës, Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe Humanity First Kosova, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.






