Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bordi i Drejtorëve njofton Kurtin rreth përgatitjeve, që KEK-u ka bërë për periudhën e dimrit

Tet 17, 2022

Bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e mirëpriti Bordin e Drejtorëve të KEK-ut, kryesuar nga Skender Haziri. Në takim ishte i pranishëm edhe kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Rëndësia e punës së KEK-ut, veçanërisht gjatë krizës energjetike dhe sfidat që kjo ndërmarrje ballafaqohet, ishin dy prej temave të këtij takimi.

Infrastruktura dhe teknologjia e vjetër e termocentraleve vazhdojnë të mbeten sfidat kryesore. Përkundër kësaj, Bordi i Drejtorëve e njoftoi kryeministrin Kurti rreth masave dhe përgatitjeve, që KEK-u ka bërë për periudhën e dimrit.

Kryeministri Kurti falënderoi Bordin për punën e deritanishme. Ai tha se ky dimër, përballë krizës globale energjetike, do të varet shumë nga optimizimi i kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike të vendit dhe racionalizimi i shpenzimit të energjisë elektrike nga ana e institucioneve publike, qytetarëve dhe bizneseve. Duhen të dyja, që ky dimër të tejkalohet më lehtë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM