Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati: Hapet aplikimi për studentë për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 €

Tet 20, 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është hapur aplikimi për studentë për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion.

Murati në postimin e tij në Facebook ka thënë se në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro, ku të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.

Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës:

https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358

Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas:

https://ekosova.rks-gov.net/SubService/360

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM