Manifesta 14 njofton se Sami Mustafa është një regjisor, producent dhe shkrimtar. Puna e tij hulumton memorien dhe rrëfimtarinë e shpesh rikthehet në historitë e fëmijërisë së tij.
Për Manifesta 14 Prishtina Mustafa ka filluar një projekt bashkëpunues afatgjatë me anëtarët e organizatës Proud Roma për të mbledhur dhe ruajtur përrallat tradicionale rome dhe duke punuar me grupe të të rinjve në komunitet, për t’i ritreguar dhe rimodeluar që t’i pasqyrojnë shqetësimet e sotme.
Studimi dhe tregimet e tyre do të mblidhen së bashku në forma të shumëfishta, duke përfshirë libra të ilustruar, shfaqje muzikore dhe vizatime.
Na u bashkoni në publikimin që vjen prej këtij hulumtimi: “Stories from my grandfather” një koleksion i përrallave rome të treguar nga vetë anëtarë të këtij komuniteti në Kosovë, këtë të mërkurë në Qendrën për Praktikë Rrëfyese prej orës 18.00, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.






