Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati: Menaxhimi i mirë i financave publike ka ndikuar që ekonomia e Kosovës t’i përballojë më lehtë krizat globale

Tet 25, 2022

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po organizohet nga The Economist në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, ministri i Financave Hekuran Murati mori pjesë në panelin “Investimet në Ballkanin Perëndimor për Rritje të Qëndrueshme”.

Gjatë fjalës së tij, ministri Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një varg masash për t’u bërë ballë pasojave ekonomike fillimisht nga pandemia COVID-19, e pastaj edhe nga kriza inflacionare e përkeqësuar nga lufta në Ukrainë. Me këtë rast, menaxhimi i mirë i financave publike e prioritizimi i mbështetjes ndaj grupeve më në nevojë, subvencionimi i tarifave të energjisë elektrike, e së fundmi edhe mbështetja ndaj bizneseve prodhuese kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës t’i përballojë më lehtë krizat globale, e të vazhdojë të ketë rritje poziteve edhe gjatë këtij viti.

Tutje, ministri Murati u fokusua edhe tek roli i institucioneve ndërkombetare financiare si mbështetëse të rëndësishme të qeverisë për zhvillimin e projekteve kyçe infrastrukturore. Ai u shpreh se qeveritë duhet të jenë proaktive dhe të përkushtuara që nevojat që identifikohen gjatë procesit politikëbërjes të adresohen me institucionet ndërkombëtare financiare, ashtu që financimi i tyre të jetë sa më i përballueshëm.

Konferenca e Samitit të Ballkanit Perëndimor ka mbledhur politikanë, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, akademikë, si dhe përfaqësues nga fusha e biznesit e ndërmarrësisë për të diskutuar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në rajon, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM