Build Skills with our trainings

Sign up now!

AGK dhe UNKT ndajnë çmimet për raportimin më të mirë kundër varfërisë 2022

Tet 27, 2022

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, në bashkëpunim me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNKT, nën koordinimin e Zyrës së Koordinatores për Zhvillim – Arnhild Spence, ka mbajtur sot edicionin e 17-të, të çmimeve vjetore të gazetarisë për raportimin më të mirë kundër varfërisë.

Këtë vit, në kategorinë “Video-storja e shkurtër më e mirë”, u shpërblye storja e gazetares Doruntina Bylykbashi nga RTV Dukagjini.

Çmimi për audio-storjen më të mirë iu nda gazetares nga Radio Kosova 2, Milena Todorovic.

Çmimi për storjen e shkruar më të mirë iu nda gazetares së Kosovo2.0, Dafina Halili për “Shkolla fantazmë, shkolla geto e ndërrime të segreguara”.

Teksa, në kategorinë “Dokumentari më i mirë televiziv”, çmimin e fitoi dokumentari “Asgjë për Pakicën”, i gazetarit Diamant Bajra.

Për fotografinë më të mirë u shpërblyen fotografi i pavarur, Valdrin Fetahu dhe Adnan Beqiri.

Përveç këtyre çmimeve, me çmim special u shpërblye edhe gazetarja e RTK-së, Majlinda Doda në kategorinë audio storja më e mirë.

Çmimet janë ndarë nga UNDP, UN Volunteers, UNICEF, UNOPS, OBSH dhe UNFPA, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM