Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.
Me këtë rast, ministri Mehaj e falënderoi Gjeneralin Ristuccia dhe i shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe gjithë qytetarëve pa dallim.
Gjithashtu, ai e njoftoi edhe për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, proceset zhvillimore aktuale si dhe synimet për të ardhmen.
Në fund, të dy shprehën përshtypjet e larta për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërinstitucional të deritashëm, duke shprehur njëherit vullnetin e përbashkët që bashkëpunimi dhe koordinimi dypalësh të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen, në kuadër të mandateve respektive, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.