Me rastin e pensionimit të zëvendës komandantit të Gardës Kombëtare të FSK-së, kolonel Shaip Haziri, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i ka ndarë Medaljen “Shërbim i shquar”, me motivacion për shërbim të shquar dhe të merituar në detyrë me përgjegjësi të lartë.
Ministri Mehaj theksoi me këtë rast se puna, profesionalizmi dhe përkushtimi i kolonel Hazirit, përgjatë kohës sa ka shërbyer, ka ndikuar në avancimin dhe progresin e gjithmbarshëm të FSK.
Kolonel Shaip Haziri ishte njëri ndër pjesëmarrësit e parë në fillet e formimit të formacioneve ushtarake së bashku me Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin në luftën për çlirim të atdheut që nga viti 1991, deri në përfundim të luftës çlirimtare, si epror i lartë i UÇK-së.
Pas luftës, Kolonel Haziri vazhdoi në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës në pozita të larta udhëheqëse, pastaj në Forcën e Sigurisë së Kosovës në të cilën sot përmbyllë karrierën e tij ushtarake si udhëheqës i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sot me rastin e pensionimit dhe shërbimin vetëmohues, kolonel Shaip Hazirin e nderova me medaljen për shërbim të shquar.
Këtë medalje, zëvendës komandantit të Gardës Kombëtare, Kolonel Hazirit, i ndava me motivacion për shërbim të shquar dhe të merituar në detyrë me përgjegjësi të lartë.
Puna, profesionalizmi dhe përkushtimi i Kolonel Hazirit, përgjatë kohës sa ka shërbyer, ka ndikuar shumë në avancimin dhe progresin e gjithmbarshëm të FSK-së.
Kisha nderin që të punojë me Kolonel Hazirin në këto dy vitet e fundit dhe e çmoj lartë profesionalizmin dhe integritetin e tij.
Ministria e Mbrojtjes do të jetë gjithmonë shtepia e juaj, Kolonel Haziri.
Mirënjohje e lartë për Ju dhe shëndet e jetë të gjatë pranë familjes dhe në shërbim të mëtejmë ndaj Kombit e Atdheut, ka thënë Mehaj.
Kolonel Shaip Haziri ishte njëri ndër pjesëmarrësit e parë në fillimet e formimit të formacioneve ushtarake në luftën për çlirim që nga viti 1992, duke përfunduar luftën çlirimtare, për të vazhduar në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës në pozita të larta udhëheqëse dhe duke përfunduar karrierën e tij ushtarake në udhëheqjen e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.