Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët e FSK-së të vitit të parë sfidohen në Stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup.
Operimi në terren i sfidoi edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin pozicioneve luftuese taktike.
Klasa 2026- Trup hekur, zemër atdhe!