Ambasadori i Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar duke thënë SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata me ose që synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë akte frikacake dhe kriminale.
Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim.