Build Skills with our trainings

Sign up now!

QKK: Përkujtohet regjisorja Arzana Kraja, shfaqet filmi “Fusha e Mëllenjave” në Kino Armatë

Nën 13, 2022

Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkujtojnë regjisoren Arzana Kraja, në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta.

Për të kujtuar dhe festuar veprën dhe jetën e Arzanës, këtë të diel nga ora 19:00, QKK-ja organizon shfaqjen e filmit të gjatë artistik të regjisores “Fusha e Mëllenjave”, i cili në këtë rast do të hapë Muajin Evropian të Filmit, që mbahet për herë të parë në Prishtinë dhe organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit me partnerin lokal Kino Armatën.

Kontributi i rëndësishëm i regjisores në kinematografinë kosovare manifestohet me një mori veprash artisitike, si autore e filmave të shkurtër, dokumentarëve, realizimeve të shumta televizive dhe filmit të metrazhit të gjatë “Fusha e Mëllenjave”, thuhet në postimin në Facebook të QKK-së.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM