Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Në zonën “Parku i Mançesterit” në Podujevë policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
I dyshuari E. Rr, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






