Me mbështetje të Ministrisë së Kulturës në Kosovë, Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, teatrot kryesore shqiptare bashkë-organizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet me 12 trupa teatrore.
Nga data 16-27 nëntor 2022 ju ftojmë në festën tonë të madhe teatrore në Shkup!
Festivali i Teatrit Shqiptar – MOISIU do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






