Build Skills with our trainings

Sign up now!

Plagoset me armë zjarri shtetasi i Kosovës në oborrin e një kazinoje në Breznicë të Bujanovcit

Nën 15, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë ku dyshohet se në zonën e fshatit Breznicë jashtë territorit të Republikës së Kosovës oborrin e një kazinos një person shqiptar shtetas i Kosovës është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti nga një familjar i tij është transportuar për në spitalin Rajonal të Gjilanit.

Njësitet Policore me të marrë informatën kanë ndërmarrë të gjitha veprimet policore ku kanë arritur që të lokalizojnë dhe të arrestojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nëntë persona të dyshuar shtetas të Kosovës të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë incident.

Viktima është trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestarë është jashtë rrezikut për jetë.

Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti, rast i cili sipas Prokurorit të Shteti është cilësuar, vrasje në tentativë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM