Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Rajonal i Komunikacionit Rrugor, në rrugën e Kamenicës në një pikë kontrolli rutinë me radar kanë ndalur një automjet me tabelat vendore (01) të cilin e drejtonte A. A. shtetas i Kosovës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
I njëjti pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policor ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës.
I njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është sjellë në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






