Oficerët e Doganës kanë parandaluar futjen ilegale të mbi gjysëm kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.
Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollimin oficerët kanë gjetur stoli të Arit në sasi mbi 500 gramë.
Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi I autobusit. Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe për hetime të mëtejme, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.