Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor 2022.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja emëroi edhe anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, thuhet në komunikatën për media e KQZ-së.