Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar licencën e radhës për një federatë të sportit, sipas udhëzimit administrativ për licencimin e federatave.
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të MKRS-së, ministri Çeku i dorëzoi zyrtarisht licencën kryetarit të Federatës së Sportit Shkollor, Adrian Telakut, për ushtrimin e veprimtarisë së tyre sportive të vlefshme deri në fund të vitit 2024.
Ministri Çeku bashkë më zëvendësministren, Daulina Osmani dhe kryetarin, Adrian Telakun, diskutuan edhe për rritjen dhe zhvillimin e aktiviteteve në këtë federatë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe ofrimit të kushteve më të mira për zhvillimin e sportit, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.