Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një telegram ngushëllimi ka thënë se me dhimbje dhe pikëllim të thellë kanë pranuar lajmin për vdekjen e kolegut, gazetarit të mirënjohur, Seremb Gjergji.
Vdekjen e Gjergjit në moshën 47-vjeçare, e kanë bërë të ditur familjarët e tij në mediat sociale.
Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para luftës në Kosovë, ku ka vazhduar veprimtarinë e tij profesionale edhe pas luftës në disa mediume.
Kontributin dhe përkushtimin që gazetari Gjergji pati për gazetarinë, e vlerësojmë lartë, njëherësh u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij, thuhet në faqen zyrtare të AGK-së.