Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Trepçës

Dhj 2, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Bordin e Ndërmarrjes Trepça Sh.A, të kryesuar nga Bahri Hyseni dhe u.d e Kryeshefit të Ndërmarrjes Trepça Sh.A, Enis Abdurrahmani, për të diskutuar punën e deritanishme dhe hapat e mëtejmë.

Me pagë mesatare prej 805 euro për minatorët, Trepça është ndër punëdhënësit kyçë në zonat ku operon. Së fundmi, krahas fillimit të pagesave të kontributeve pensionale të punëtorëve për herë të parë pas shumë vitesh, në kuadër të skemës së praktikës në punë, Trepça ka angazhuar 210 punonjës dhe së shpejti planifikon të hapë pozita të reja për të freskuar fuqinë punëtore.

Gjatë vitit 2022, Trepça ka arritur që të ulë shpenzimet, të rrisë të hyrat dhe të rrisë investimet kapitale nga buxheti vetanak. Shpenzimet e pagave dhe shpenzimet operative janë ulur për 9 për qind, respektivisht 18 për qind, të hyrat nga shitja e koncentratit të plumbit e zinkut janë rritur për 23 për qind, ndërkaq investimet kapitale nga buxheti vetanak për vitin 2022 janë rritur për 20%.

Falë një plani të kujdesshëm, ndërmarrja ka kursyer mbi 1800 MWh energji gjatë këtij viti krahasuar me periudhën paraprake, ndonëse është ballafaquar me çmimin e ngritur të tregut ndërkombëtar të energjisë.

Për një ringritje të qëndrueshme si ndërmarrje, Trepça po planifikon hapat e radhës me përkrahjen e Qeverisë, si shitja e mbetjeve në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh dhe investimet kapitale në teknologji moderne dhe efiçiente, që mundësojnë shfrytëzimin më të mirë të energjisë dhe xehes dhe mbron njëherësh mjedisin.

Kryeministri theksoi përkushtimin që ka për Trepçën dhe minatorët dhe u zotua për përkrahje të mëtejme dhe të vazhdueshme të Qeverisë.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM