Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krerët e shtetit nënshkruajnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Dhj 14, 2022

Krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot nënshkruan aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani ka thënë se sot është një ditë historike, ky është një moment historik, 14 dhjetori nga sot ka një rëndësi të dyfishtë në historinë moderne të Kosovës dhe në historinë e Republikës sonë.

Osmani tha se në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian e në anën tjetër po shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë, të dyja këto, akte që shkojnë në drejtim të realizimit të vizionit euro-atlantik.

“Së bashku me kryetarin Konjufca dhe kryeministrin Kurti, në emër të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive e ambicies sonë të patjetërsueshme. Ne jemi sot së bashku për të sjell vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian, duke kontribuar po kështu që edhe Bashkimi Evropian të afrohet një hap më afër jetësimit të projektit të Evropës së tërë, të lirë e në paqe.

 

Për Kosovën dhe qytetarët e saj, nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër. 

 

Por ëndrrat bëhen realitet vetëm kur veprohet e ambiciet bëhen të prekshme vetëm kur punohet.

Në vigjilje të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ky akt i dedikohet të gjithë qytetarëve të vendit, evropianëve të devotshëm e mbrojtësve dhe promovouesve të vlerave evropiane, tha Osmani.

Por mbi të gjitha, ky moment i dedikohet çdo fëmije, gruaje e burri të Kosovës të cilët sakrifikuan jetën duke mbrojtur idealet për liri, pavarësi e demokraci gjersa u përballën padrejtësisht me okupim e gjenocid.

Kosova sot është mishërim i vlerave mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe frymon me shpirtin evropian. Shteti më i ri në kontinentin më të vjetër; promovues dhe garantues i të drejtave demokratike, vend i pluralizmit politik dhe i mediave të lira; garantues i të drejtave të njeriut, lirive fetare e të drejtave të komuniteteve joshumicë, Kosova e ekonomisë së tregut të lirë dhe kontribuuesja e paepur për paqe e siguri, e meriton të jetë pjesë e familjes së Bashkimit Evropian.

Rruga jonë përpara është e qartë. Procesi i anëtarësimit në BE nuk është proces i njëtrajtshëm dhe procesi në tërësi mund të jetë afatgjatë. Por, ne jemi të vendosur që t’ia dalim me sukses.

Ne do ta bëjmë pjesën e punës sonë, në mënyrë që Bashkimi Evropian ta ketë sa më të lehtë ta bëjë pjesën e punës së vet. Në këtë rrugëtim, ne do të jemi përherë një partner i besueshëm, na priftë e mbara, tha ajo.

Presidentja Osmani në fund ka thënë se ne sot po bëjmë një hap historik, në mënyrë që Bashkimi Evropian të lëvizë sa më shpejt drejt vendimit historik, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM