Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ekspozita “Tenda e takimit e një oborri” e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, nxjerr në pah fotografitë e Pietro Marubit. Kuruar nga Luçjan Bedeni, ekspozita shërben si një dëshmi mbi rëndësinë historike dhe kulturore të një arkivi me materiale origjinale.
Në galeri janë të ekspozuara 21 imazhe të cilat i përkasin fillimeve të para të themelimit të studios Marubi, të cilat zbulojnë personazhe e veshje tradicionale të Shqipërisë së viteve të 80-ta. Pika e përbashkët e imazheve mbetet oborri, pikënisja ku Marubit filloi veprimtarinë e tij.
Ekspozita vjen në kuadër të kalendarit kulturor të Kosovës dhe Shqipërisë dhe do të jetë e hapur deri më 1 prill, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.