Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit të Drenicës.
Presidentja Osmani ka thënë se në 25-vjetorin e kësaj masakre, kujtimi për të rënët nuk zbehet kurrë dhe se nuk do të ndalemi derisa drejtësia të vendoset dhe autorët të marrin dënimin e merituar, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.
Më 28 shkurt të vitit 1998 policia e regjimit gjenocidal serb vrau 24 shqiptarë në Likoshan dhe Qirez të Drenicës.
Kjo ditë tmerri shënoi fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë në vatrën e rezistencës, në Drenicë.
Kjo intensifikoi edhe më luftën tonë çlirimtare të djemve dhe vajzave të UÇK-së, të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e vendit.
Në 25-vjetorin e kësaj masakre, kujtimi për të rënët nuk zbehet kurrë.
Nuk do të ndalemi derisa drejtësia të vendoset dhe autorët të marrin dënimin e merituar.
Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët në masakrën e Likoshanit dhe atë të Qirezit!