Build Skills with our trainings

Sign up now!

KEK: Subvencionet e Qeverisë janë dhe vazhdohen të menaxhohen me transparencë të plotë

Mar 4, 2023

Korporata Energjetike e Kosovës siguron opinionin e gjerë publik se për çdo shpenzim të fondeve apo fondeve të mbetura që ka marrë nga Qeveria e Kosovës, ka dokumentim dhe gjurmë që mund të verifikohen nga çdo auditim.

Me 17.12.2021, Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të zbatimit të masës 3.7 – “Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike” me vendimin Nr. 02/49, ka ndarë shumën prej 20 mil €, si dhe me vendimin Nr. 05/5 5, datë: 21.01.2022 ka ndarë shumën prej 10 mil. € për subvencionimin e importit të energjisë elektrike, ne total 30 Milionë €.

Nga shuma e përgjithshme (30 mil €) KEK-u në Prill, 2022 ka njoftuar Ministrinë e Ekonomisë (ME) për pjesën e mbetur (të pa shpenzuar) prej 7.01 milionë € në llogari të KEK-ut.

Këto mjete mbahen në llogari të ndarë nga afarizmi i KEK-ut, dhe shfrytëzohen vetëm për importin e energjisë elektrike sipas vendimit të Qeverisë sëRepublikës së Kosovës për subvencionimin e importit të energjisë elektrike.

Qeveria e Republikës së Kosovës në pikën 4 të vendimit 02/117 të datës 29.12.2022 e ka konfirmuar që këto mjete janë në llogari të KEK-ut.

Citojmë: “KEK për blerjen e importit të munguar të energjisë elektrike, do të shfrytëzojë mjetet e mbetura nga subvencioni i Ministrisë së Ekonomisë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës nr. 05/55 të datës 21.02.2022”.

Prandaj, qarkullimi dhe shpërndarja dezinformatave për mos transparencë të menaxhimit të subvencioneve për importin e energjisë elektrike është i plotësisht i pa bazë dhe me tendencë të dezinformimit të opinionit publik.

KEK vazhdon të mbetet i hapur për te gjitha palët dhe fton ata që dëshirojnë te kenë qasje ne dokumentet publike dhe informatat qe ndërlidhen me menaxhimin e subvencionit te qeverise për import te energjisë elektrike me qellim te informimit te sakte te opinionit publik, thuhet në postimin në Facebook të KEK-ut.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM