Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja: Sot e përgjithmonë, nderojmë trimërinë dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari

Mar 6, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në ceremoninë e rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, e cila u mbajt në Kazermën “Adem Jashari”, Prishtinë. 

“Sot e përgjithmonë, nderojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, vajzave e djemve të UÇK-së dhe të gjithë atyre që sakrifikuan që ëndrra jonë shekullore për liri e për shtet të bëhet realitet”, ka shkruar presidentja Osmani.

Në këtë ceremoni, përveç presidentes Vjosa Osmani kanë marrë pjesë edhe Rifat Jashari si dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministra, ministra, komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM