Kryetari I Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se drejtori i Urbanizmit të Kryeqytetit, Arber Sadiki, është vlerësuar me çmimin “Abdullatif Al Fozan” për Arkitekturën e Xhamive.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se me këtë çmim u shpërblye kreativiteti, përkushtimi dhe vizioni bashkëkohor i Arbërit, të cilin po e implementon edhe në këtë mandat qeverisës të kryeqytetit nëpërmjet profesionalizmit dhe punës së palodhshme për krijimin e #prishtinapraktike.






