Build Skills with our trainings

Sign up now!

Epopeja e UÇK-së shënohet me aktivitete të përbashkëta sportive mes ekipeve të FSK dhe FARSH

Mar 7, 2023

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në Kampin Nacional në Hajvali, u zhvillua ndeshja vëllazërore futbollistike ndërmjet ekipeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).

Me këtë rast të veçantë festiv, edhe përmes sportit u shënua “Epopeja e UÇK-së”, në kujtim të Jasharajve legjendarë dhe të gjithë të rënëve për lirinë e kombit dhe atdheut.

Në këtë aktivitet mori pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Dalina Osmani, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi si dhe zyrtarë dhe oficerë të shumtë.

Në këtë ndeshje, të pranishëm nga FARSH ishte komandanti Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade, Ilir Xhebexhiu, si dhe gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë.

Ndeshja në mes ekipeve përfaqësuese të të dy vendeve u zhvillua në atmosferë vëllazërore, përfundimi i së cilës u kurorëzua me ndarjen e kupave, medaljeve, dhuratave dhe mirënjohjeve për më të mirët nga ana e Ministrit Mehaj, Gjeneral Jasharit e Gjeneral Xhebexhiut, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM