Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Miratohet projektligji për çmimin e produkteve medicinale

Mar 8, 2023

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë është miratuar projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale i cili përcakton çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë, përfaqësuesit e mbajtësit të autorizimit për marketing dhe institucionet publike në Republikën në Kosovës.

“Përfituesit e drejtpërdrejt të këtij Ligji, do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët do të mbrohen nga shpenzimet e larta për barna dhe produkte të tjera mjekësore me çmime të pa-përballueshme, që për pasojë për gjatë tërë këtyre viteve kanë pasur kanë varfërimin e tyre. Të dhënat nga raportet zyrtare tregojnë se nga totali i i shpenzimeve në shëndetësi, rreth 39% të tyre janë shpenzime apo pagesa nga xhepi i qytetarëve.

 

Brenda këtij 39% të shpenzimeve nga xhepi i tyre, qytetarët një pjesë të tyre i kanë shpenzuar për barna dhe pjesën tjetër për shërbime shëndetësore. Sot, përmes miratimit të këtij projektligji, i cili do të shkojë në Kuvendin e Kosovës, ne duam të shkëputemi nga kjo praktikë e keqe dhe t’u japim institucioneve tona dhe qytetarëve tonë instrumentin më adekuat për t’u mbrojtur nga abuzimet dhe kosotot e larta të shpenzimeve për produkte vitale, siç janë barnat”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media.

Miratimi i këtij projektligji konsiderohet me një ndikim të drejtëpërdrejtë në shëndetësi publike duke ofruar qasje më të përballueshme të popullatës në barnat e nevojshëm, dhe i njejti është parakusht për themelimin e sistemit të rimbursimit të barnave si dhe krijon një infrastrukturë transparente dhe kosto-efikase për furnizimet e institucioneve shëndetësore publike me produktet medicinale të nevojshme për funksionimin e tyre, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM