Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës, NP Termokos dhe BERZH nënshkruajnë marrëveshje për financimin e “Solar 4 Kosovo”

Mar 9, 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani dhe drejtori për bashkëpunim i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Sergiy Maslichenko, nënshkruajnë Marrëveshje për financimin e projektit “Solar 4 Kosovo”.

Bazuar në këtë marrëveshje BERZh do të financojë me një kredi prej 23.2 milion euro projektin “Solar 4 Kosovo”, i cili do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe i pari në rajon, që do të sigurojë kapacitete shtesë termike, përmes shfrytëzimit të energjisë diellore.

Nëpërmjet vendosjes së paneleve solare në një hapësirë prej 58 mijë metrave katrorë do të rriten kapacitetet për 50 MW për të furnizuar me ngrohje edhe 12 mijë konsumatorë të rinjë.

Realizimi i këtij projekti do të mundësojë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes edhe për një pjesë të lagjes “Arbëria” dhe “Tophane”.

“23.2 milionë EUR nga BERZh për “Solar 4 Kosovo”- një prej projekteve më të rëndësishme për Prishtinën.

 

Falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në kryeqytet do të transformohet përmes energjisë diellore, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit

 

Faleminderit EBRD një nga partnerët tanë kryesor drejt prishtinaegjelber dhe Fisnik Osmani për punën e vazhdueshme në zgjerimin e rrjetit të ngrohtores Termokos në gjithë qytetin”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Rama.

Projekti “Solar 4 Kosovo” financohet nga grantet e Qeverisë Gjermane dhe BE-së nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) në vlerë të 31.6 milionë eurove dhe 21.5 milionë eurove, si dhe nga një kredi e butë nga BERZh-i në vlerë të 23.2 milionë eurove, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM