Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Shasha në postimin e tij në Facebook ka thënë se tani ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet përkrahje përsëri pothuajse unanime.
Këshilli i Ministrave miratoj me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ndjenjë e veçantë të shohësh se si një sagë 10 vjeçare përfundon brenda 10 sekondash të një mbledhjeje.
Tani ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet përkrahje përsëri pothuaj unanime.






