Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se KDS ka përmbyll me sukses edhe një gjeneratë të KAL dhe kursit bazik për Sniper.
KAL është kurs që realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të ushtrisë Amerikane, që ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës Togu dhe Rreshter Togu.
Kursi bazë për Sniper ka për qëllim të pergatit qitës në distanca të largeta me precizitet të lartë, të aftë për vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në fushbetejë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, snajperistët tanë të rinj përfunduan me sukses të lartë Kursin për Sniper.
Në këtë kurs, snajperistët tanë pergatiten për qitje në distanca të mëdha me precizitet të lartë, si dhe për aftësimin në vëzhgim dhe mbledhje të informacioneve në fushëbetejë.
Vazhdojmë me sukseset e radhës”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.






