Build Skills with our trainings

Sign up now!

LDK i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e ShBA-ve

Mar 14, 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet politike në vend dhe procesin e dialogut. Abdixhiku e njoftoi ambasadorin mbi qëndrimin tashmë të bërë publik të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi procesin e dialogut. LDK-ja i ka dhënë gjithnjë përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja po ashtu mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.
LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Themelet e bashkëpunimit janë historike dhe mbi to do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët.
Në takim po ashtu u elaboruan edhe pikëpamjet e LDK-së mbi Preambulën, Nenin 7 dhe Nenin 10 të tekstit të marrëveshjes, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM