Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Në këtë takim u bisedua rreth projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe atyre që pritet të fillojnë, si dhe mundësisë së mbështetjes financiare nga qeveria britanike për projektet që planifikohen të realizohen në të ardhmen.
Me këtë rast, ministri Mehaj theksoi përkushtimin në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet partnere, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale, operacionale dhe gjithë infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e ushtrisë së shtetit tonë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.






