Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.
Ambasadori Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.






