Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Zotohemi për përkushtimin e përmbushjes së të gjitha obligimeve për personat me aftësi të kufizuara

Pri 2, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në dekorimin e Pemës pranë ndërtesës së Qeverisë, në shënim të Ditës Botërore të Autizmit, së bashku me përfaqësues të organizatave të Autizmit, prindër, pedagogë e fëmijë.

“Ne sot po e organizojmë dhe zotohemi për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e të gjitha obligimeve tona për mbrojtjen, për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, e në veçanti për respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara apo me nevoja të veçanta”, tha kryeministri Kurti.

Duke folur për përkushtimin e Qeverisë, kryeministri tha se në vitin 2022, janë punësuar 100 asistentë në shumicën e shkollave në vend për fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërkaq këtë vit do të punësohen edhe 300 të tjerë përfshirë edhe pedagogët të cilët do të kujdesen për personat me autizëm, për fëmijët me autizëm.

Po ashtu, kryeministri theksoi faktin se në vitin e kaluar kemi punësuar 239 persona me aftësi të kufizuara, 120 gra dhe 119 burra, përmes masës 1.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, se dhe dëshirojmë që këtë ta vazhdojmë edhe në vijim, duke inkurajuar të gjithë ndërmarrësit në sektorin privat që të punësojnë sa më shumë persona me aftësi të kufizuara.

Më tej, kryeministri potencoi se Qeveria ka ndërmarrë iniciativa ligjore në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara sikurse ai për Ligjin për Edukimin në fëmijërinë e hershme, që pritet që shumë shpejt të aprovohet edhe në Kuvendin e Republikës, si dhe së fundmi edhe propozimin për amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, për përfshirjen e Konventës së të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ai falënderoi organizatat “Autizmi” dhe “Anak” për bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet dhe për punën e tyre.

Duhet të punojmë bashkërisht edhe si institucione dhe si shoqëri për krijimin e kushteve sa më të mira për personat me aftësi të kufizuara dhe në këtë mënyrë 2 prilli të mos jetë vetëm dita botërore e autizmit, por ta shndërrojmë në ditë të përditshme të angazhimit dhe të përkushtimit tonë për personat me autizëm që janë fëmijë të të gjithë neve e jo vetëm të familjeve të tyre, tha kryeministri Kurti, para të pranishmëve në aktivitetin e sotëm në oborrin e Qeverisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Të nderuara organizata të Autizmit, përfaqësues të tyre, prindër, pedagogë e fëmijë, të gjithëve të cilët e keni gjetur kohën sot, që në 2 prill të bëhemi bashkë në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

 

Ne sot po e organizojmë dhe zotohemi për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e të gjitha obligimeve tona për mbrojtjen, për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, e në veçanti për respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara apo me nevoja të veçanta.

 

Në vitin 2022, i patëm punësuar 100 asistentë në shumicën e shkollave në vend për fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërkaq këtë vit do të punësohen edhe 300 të tjerë përfshirë edhe pedagogët të cilët do të kujdesen për personat me autizëm, për fëmijët me autizëm.

 

Me këtë rast do të kisha theksuar dy organizata të cilët po e bëjmë bashkëpunimin dhe do ta vazhdojmë atë, është organizata “Autizmi” dhe ajo “Anak”.  

 

Si Qeveri e kemi miratuar Ligjin për Edukimin në fëmijërinë e hershme, dhe kjo pritet që shumë shpejt të aprovohet edhe në Kuvendin e Republikës, ndërkaq, në një mbledhje të Qeverisë së fundmi i kemi propozuar Kuvendit të Republikës, amandamentimin e Kushtetutës së Kosovës, për përfshirjen e Konventës së të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara në nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

 

Në vitin e kaluar kemi punësuar 239 persona me aftësi të kufizuara, 120 gra dhe 119 burra, dhe ne dëshirojmë që këtë ta vazhdojmë edhe në vijim dhe inkurajojmë të gjithë ndërmarrësit në sektorin privat që të punësojnë sa më shumë persona me aftësi të kufizuara, sepse edhe Qeveria e ka masën 1.6, të mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara me idenë që për 6 muaj paga e punëtorit që është me aftësi të kufizuara të subvencionohet me 270 euro në muaj.

 

Duhet të punojmë bashkërisht edhe si institucione dhe si shoqëri për krijimin e kushteve sa më të mira për personat me aftësi të kufizuara dhe në këtë mënyrë 2 prilli të mos jetë vetëm dita botërore e autizmit, por ta shndërrojmë në ditë të përditshme të angazhimit dhe të përkushtimit tonë për personat me autizëm që janë fëmijë të të gjithë neve e jo vetëm të familjeve të tyre.

 

Dashuria jonë për ta është e rëndësishme edhe për ta edhe për neve, dhe ju falënderoj edhe njëherë për rolin, kontributin, angazhimin që e bëni, për punën me durim me këta fëmijë të cilët ne ua kemi borxh përkushtimin tonë dhe gjithashtu ua kemi borxh edhe vëmendjen institucionale e shoqërore.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM