Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se do të shënohet “Dita ndërkombëtare e vajzave në TIK“, duke tërhequr vëmendjen sesa e nevojshme është prania e vajzave dhe grave në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, e që në të njëjtën kohë inkurajon të gjitha vajzat dhe gratë që të ndjekin këtë fushë studimi.
Nagvci në postimin e saj në Facebook ka thënë se si ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kamë mbështetur ndërtimin e politikave gjatë këtyre dy viteve qeverisje që përkrahin vajzat dhe gratë në STEM duke i mbështetur me shpërndarjen e mbi 1,380 bursave shifër e cila është dyfishuar këtë vit për të për të fuqizuar më shumë rolin e tyre në shoqëri e falë një sërë masash të tjera stimuluese pjesëmarrja e tyre në Universitetin e Prishtinës arrin deri në 50%.
Në përkrahje të tyre, nesër si Ministri nën patronatin e Kryeministrit Kurti do të zhvillohet Konferenca e parë STEMinist, e cila do të bëhet një traditë e përvitshme për të gjitha vajzat dhe gratë që do të ndjekin rrugën e tyre në një nga fushat STEM.