Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim këngëtarët nga Shqipëria Irma Libohova, Kozma Dushi, Ermira Babaliu, Liljana Kondakçi dhe Luan Zhegu. Ky i fundit u kthye në Kosovë pas plot 45 vitesh. Ata mbrëmë, para një audience të madhe, kishin performuar në koncertin “Nostalgjia”, nën drejtimin e Maestro Lambert Jorganxhi, e të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.
Kryeministri Kurti falënderoi këngëtarët e mirënjohur për punën e tyre në ngritjen e vlerave të artit dhe të kulturës shqiptare, përmes këngës si brenda poashtu edhe jashtë vendit.
Në takim, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe Këshilltari në Ambasadën e Shqipërisë, Artur Bushati, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.