Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Familjet me asistencë sociale nga ky muaj do të pranojnë asistencën në llogari bankare

Pri 28, 2023

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton familjet përfituese të Asistencës Sociale se që nga ky muaj (prill 2023) do të pranojnë mjetet e asistencës në llogaritë private bankare, bazuar në konfirmimet që kanë dorëzuar në Qendrat për Punë Sociale.

Andaj, përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen tek zyret apo pikat e Bankave Komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre, për të pranuar mjetet e asistencës. Deri më tani, asistenca sociale është shpërndarë përmes zyreve postare.

Në rast se ndonjë familje nuk pranon mjetet financiare për asistencës sociale për muajin prill 2023, atëherë duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën për Punë Sociale në komunën e tyre dhe të njoftojnë zyrtaret e ndihmave sociale.

Përjashtimisht, përfituesit e Asistencës Sociale me statut të azilantit apo refugjatit do të vazhdojnë të pranojnë asistencën në Zyrat Postare, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM